Roma luan në Çeki, Liverpooli duel interesant me Toulouse

Futboll

Roma luan në Çeki, Liverpooli duel interesant me Toulouse

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Ndeshjet

Roma luan në Çeki, Liverpooli duel interesant me Toulouse!

Dita e sotme do të jetë e mbushur me ndeshje të kompeticionit të Europa League, ku nuk do të mungojnë dhe duelet interesante.

Në orën 18:45, Roma luan në transfertë me Slavian e Pragës dhe do të synojë me çdo kusht tre pikët për të mbyllur çështjen e kualifikimit. Në po të njëjtën orë, Liverpool do të tentojë të njëjtën gjë përballë Toulouse në Francë.

Atalanta e Berat Gjimshitit luan përballë Sturm Grazit në shtëpi dhe nëse fiton do të jetë gjithashtu e kualifikuar, ndërsa Sparta e Pragës e Qazim Laçit ndeshet në transfertë me Rangers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat