Muçi dhe Çelhaka titullarë, Ramaj përballë Brighton

Futboll

Muçi dhe Çelhaka titullarë, Ramaj përballë Brighton

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Muçi në stërvitje

Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka titullarë në Conference League. Dy shqiptarët e Legias së Varshavës do e nisin nga minuta e parë takimin ndaj Zrinjski (Bosnje).

Pankinë për Redon Xhixhën në Qarabag-Bayer Leverkusen. Sulmuesi kurbinas shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes, siç u aktivizua rreth 20 minuta në “BayArena”.

Granit Xhaka titullar tek “Aspirinat”, skuadra që po kryeson me futboll fantastik Bundesligën gjermane. Sfida e Europa League transmetohet në të njëjtin orar, në SuperSport 4.

Diant Ramaj konfirmohet mes shtyllave të Ajaxit. “Harkëtarët” përballë Brighton, kundër skuadrës së Roberto De Zerbit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat