Neuer zbulon prapaskenën

Futboll

Neuer zbulon prapaskenën

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:40
Neuer

Manuel Neuer nuk do të kthehet menjëherë në kombëtare.

Portieri i Bayern Munich vetëm së fundmi u kthye në fushë pas një periudhe shumë të gjatë rikuperimi që e kishte detyruar të ndalej.

Forma e tij fizike është shumë e mirë, por për Gjermaninë do të ketë kohë dhe mundësi.

Siç deklaroi vetë portieri në prag të ndeshjes së Champions League, të paktën për momentin nuk do të grumbullohet:

“Jam në kontakt me trajnerin Julian Nagelsmann dhe kemi folur shumë ditët e fundit. Edhe pas ndeshjes së Dortmundit (ndeshja në të cilën Neuer u rikthye në fushë më shumë se një vit pas dëmtimit të tij).

“Megjithatë jemi dakord që nuk do të bashkohem me kombëtaren në këtë moment, përkundrazi do ta shfrytëzoj kohën time këtu.

“Ne folëm hapur për gjithçka, do të bëj gjithçka që të rikthehem në kombëtare vitin e ardhshëm”.

Vendi i portierit titullar te Gjermania do t’i mbetet portierit të Barcelonës, Ter Stegen, por hierarkitë mund të ndryshojnë së shpejti në pritje të Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat