Kanatllarovski publikon listën, fton 6 shqiptarë

Futboll

Kanatllarovski publikon listën, fton 6 shqiptarë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Kanatllarovski

Maqedonia U21 në muajin nëntor vazhdon eliminatoret për Kampionatin Europian 2025 në Sllovaki.

Seleksiobuesi i përfaqësueses së re të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski, ka shpallur listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen kundër Gjeorgjisë, në shtëpi në kuadër të xhiros së katërt kualifikues nga grupi C dhe për ndeshjen kontrolluese me Austrinë në transfertë.

Në listë janë::

NË PORTË:

Marko Alçevski – Brera Strumicë

Stefan Mitrev – Kozhuf

Ivan Nikoloski – Pobeda

MBROJTJA:

Dimitrij Popovski – Sileks

Stefan Despotovski – Rabotniçki

Reshat Ramadani – Dinamo Kiev

Imran Fetai – Tikvesh

Andrej Stojçevski – Zhilina

Viktor Krstevski – Gostivar

MESFUSHA:

Ivan Nikolov – Sonderijske

Ardian Çilafi – Sampdoria

Hamza Ramani – Shkupi

Luka Stankovski – Gaziantep

Aleks Zlatkov – Shkupi

Dimitar Todorovski – Rabotniçki

Matej Angelov – Rabotniçki

Vane Krstevski – Brera Strumicë

Berat Kalkan – Karshijakë

Fisnik Isaka – B93

Metodi Maksimov – Shkëndija

Hristijan Georgievski – Struga Trim Lum

SULMI:

Mario Ilievski – Kishvarda

Luan Abazi – Shkupi

Dimitar Trajkov – Brera Strumicë

Dragi Kanatlarovski, seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë: 

-Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë kundër Gjeorgjisë dhe duhet të luajmë me cilësi dhe përqendrim gjatë gjithë 90 minutave.

– Bëhet fjalë për një përfaqësim cilësor dhe solid. Në ciklin e tetorit patëm një disfatë të papritur nga Moldavia, në këtë ndeshje shkojmë për fitore dhe për të qëndruar në lojë për vendin e dytë në grup.

– Po përballemi me probleme të caktuara në kuadrin e lojës, posaçërisht jemi dobësuar nga mungesa e Behar Fetës për shkak të lëndimit. Andrej Stojçevski do të mungojë për shkak të kartonave, ndërsa Mario Riçkov është një tjetër futbollist që nuk do të mund të vihet në dispozicion për shkak të lëndimit.

Kemi tre lojtarë të rinj Dimitrij Popovski, Ardian Çilafi, Fisnik Isaki. Besoj se do të sjellin energji dhe cilësi të mirë në ekip.

– Kemi edhe një ndeshje të dytë me Austrinë ku do të garojmë dhe do t’u japim një shans atyre që kishin më pak minuta në eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat