Mesfushori amerikan, gati të vërë bast për Championsin

Futboll

Mesfushori amerikan, gati të vërë bast për Championsin

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:02
Pamje nga një ndeshje

Teo Hernandez dha disa deklarata lidhur me fitoren kundër PSG-së që përkon edhe me të njëqindtën e tij si lojtar i Milanit.

Në fjalën e tij, francezi theksoi: “Natë e pabesueshme, ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe PSG është një skuadër e shkëlqyer, por ne punuam mirë dhe prandaj erdhi fitorja.

Kemi kaluar disa momente të vështira, është normale kur Milani nuk fiton, marrim vërshëllima.

Kemi punuar mirë, tani le të mendojmë për Leçen”.

Nata e Leaos, por edhe e të gjithë Milanit. I këtij mendimi është edhe numri 19 kuqezi që në deklaratën e tij shtoi: “Leao është një lojtar i fortë si Mbapeja dhe na ndihmoi, ndërsa nga ana tjetër kishim përballë një skuadër që dinim se do të sulmonte shumë.

Tani duhet të punojmë mirë, për ne nuk ka rëndësi çfarë thonë dhe ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar e duke parë me optimizëm nga e ardhmja pasi na presin të tjera sfida të rëndësishme”.

Ndërkohë, për t’u theksuar edhe fakti se Olivie Zhiru dhe Teo Hernandez janë dyshja e parë franceze që kombinon për të shënuar një gol kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve që nga 5 dhjetori 2017 kur diçka të tillë e bënin Koman-Toliso me Bajernin e Mynihut.

PO MUSAH? –

Tri humbje radhazi në Champions, PSGja nuk i provonte që nga 2018- ta dhe ndër më të mirët në fushë për Milanin në disfatën e fundit parisiene ishte edhe Junus Musah. I ardhur nga Valencia për rreth 20 milionë euro, amerikani të martën u përdor edhe si regjisor, një rol që nuk e kishte bërë ende te kuqezinjtë. Lidhur me suksesin kundër kampionëve të Francës, mesfushori tha: “U befasova se sa e zhurmshme ishte atmosfera në ‘San Siro’. Për ne ishte një aspekt pozitiv, teksa mendoj se për PSG-në u shndërrua në problem.

Tifozëria na ndihmoi vërtetë shumë”. Fillimisht kuqezinjtë kaluan në disavantazh, por më pas reaguan me nga një gol në secilën pjesë. Lidhur me qasjen e Milanit, Musah shtoi: “Edhe pse pësuam një gol e dinim që ishim në lojë, duhej të vazhdonim kështu pa u dorëzuar dhe ashtu bëmë. Kemi qenë gjithmonë shumë të bashkuar, madje edhe pas disfatës ndaj Udinezes kur na mbytën me kritika. Kemi nisur të mendojmë për Leçen e për të ruajtur këtë gjendje të formës.

Personalisht, por besoj se edhe shokët, kemi pasur gjithmonë besim, ishte vetëm çështje kohe të ktheheshim në këto nivele. Duhet ta dëshmojmë në çdo ndeshje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat