Martinez: E merituam plotësisht fitoren

Futboll

Martinez: E merituam plotësisht fitoren

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:10
Martinez

Ashtu siç pritej “zikaltërit” e Inter arritën, mbrëmjen e mërkurës të sigurojnë fitoren e radhës në fazën e grupeve të UEFA Champions League, teksa në transfertën e Salzburg kanë arritur t’i mundin “Demat” vendas me rezultatin minimal, 0 me 1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi nga kapiteni Lautaro Martinez, i cili pavarësisht se e nisi përballjen nga stoli arriti të ishte protagonisti absolut. Pas sfidës, Lautaro bëri edhe një koment të shkurtër për mediat, nga ku u shpreh shumë i lumtur për 3 pikët që i siguruan kualifikimin “zikaltërve”.

“Jam shumë i lumtur për këtë që kemi arritur sot dhe për tri pikët që na shërbyen për kualifikimin.

Ne gjetëm një grup shumë të vështirë dhe të ekuilibruar, por e bëmë punën tonë.

Përballë kishim një ekip që na vuri jo pak në vështirësi, por e tillë është Champions League.

Në pjesën e parë ata bënë shumë presion, në pjesën e dytë shfaqën disi lodhjen dhe ne luajtëm me shumë cilësi, duke e merituar plotësisht fitoren”,- u shpreh Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat