Xhaka me Bayer Leverkusenin fitojnë në frymën e fundit 

Futboll

Xhaka me Bayer Leverkusenin fitojnë në frymën e fundit 

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 21:02
Pamje nga ndeshja

Bayer Leverkusen nuk ka të ndalur edhe në fazën e grupeve në Europa League. 

Bayer ka fituar në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj Qarabag të Azerbajxhanit.

Fitore në frymën e fundit dhe falë penalltisë.

Futbollisti Boniface ka qenë i saktë nga penalltia në minutën e 90+4.

Xhaka si zakonisht nga minuta e parë dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.

Bayer kryeson me 12 pikë në Grupin H, pasojnë Qarabag me 6, Molde 3 dhe Hacken 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat