Kapiteni i Kombëtares realizon gol në ndeshjen e 200-të me fanellën e Atalantës

Futboll

Kapiteni i Kombëtares realizon gol në ndeshjen e 200-të me fanellën e Atalantës

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Berat Gjimshiti

Fantastik Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares realizon gol në ndeshjen e 200-të me fanellën e Atalantës

Mbrëmjes speciale për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të, në duelin ndaj Shtrum Grac, i vlefshëm për grupet e Ligës së Europës.

Kjo përballje ishte e 200-ta për mbrojtësin shqiptar me fanellën e Atalantës, i cili e festoi me gol.  

Gjimshiti goditi saktë me të majtën brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën, teksa i dhuroi avantazhin zikaltërve. Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar është ndër më të spikaturit tek Atalanta në këtë mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat