Telashe për Bayernin

Futboll

Telashe për Bayernin

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 12:34
Bayerni

“Aventura” e Xhamal Musialës në fush ën e blertë kundër Gallatasarajit zgjati vetëm 40′, shkak i lëndimit në pjesën e pasme të kofshës së majtë, çka sinjalizoi stafin mjekësor se e kishte të pamundur vazhdimin e lojës.

Klubi ka bërë të ditur në platformat sociale se Musiala ka çarje të lehtë të fijeve muskulore pas studimit të shkallës së lëndimit përmes analizave. Pozicioni i keq në vendosjen e këmbës në fushë rezultoi faktori përcaktues që “bambi” të largohet mes dhimbjesh.

Edhe pse fillimisht u hodh hipoteza se talenti do të mungonte gjatë, duket se periudha e riaftësimit e pranueshme, 2-3 javë.

Sipas këtij parashikimi të bërë nga “Bild”, Xhamali do të jetë i gatshëm pas sfidave të kombëtareve, konkretisht në datën 2 dhjetor ndaj Union Berlinit, e cila përkon me javën e 13-të të Bundesligës.

Pra, i bie që Musiala të mungojë në urdhrat e trajnerit Tuhel ndaj Haidenhaimit, Këlnit dhe Kopenhagenit.

Problemet në kofshë janë kthyer në të zakonshme për futbollistin me numër “42” te rekordmenët gjermanë. Saktësisht në muajin mars dhe korrik të vitin aktual lëndimet në këtë pjesë të turpit e kanë “dënuar” të qëndrojë larg fushave për 2-4 javë. Faktori i mësipërm rrit pasiguritë se gjunjët e Musialës nuk janë të fortë mjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat