Po shkëlqen tek Leverkuseni

Futboll

Po shkëlqen tek Leverkuseni

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Leverkuseni

Bajer Leverkuseni ka bërë një nisje të sezonit në mënyrë fantastike teksa në 10 javë, numëron 9 fitore dhe 1 barazim. 

Padyshim një ndër pikat më të forta të skuadrës së Çabi Alonsos është mesfushori Florian Uirtz.

Tashmë ai është në syrin e dy gjigantëve anglezë si Liverpul dhe Çelsi. Dy bigët e Premier Ligës do të luftojnë për mesfushorin pas përfundimit të sezonit, në merkaton e verës.

Gjermani i lindur në vitin 2003 ka bërë 16 paraqitje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë  dhe Ligën e Europës, me 6 gola të shënuar dhe 9 asistime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat