Çeta operohet

Futboll

Çeta operohet

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:01
Erjon Çeta

Futbollisti Erjon Çeta është operuar me sukses dhe pritet së shpejti të kthehet në fushën e gjelbër, që ta ndihmojë FC Istogun.

“Mesfushori i FC Istogut Erjon Çeta është operuar më sukses, ku në perballjen kundër Trepçës kishte pësuar lëndim të rëndë.  

Pas rezonancës magnetike u bë e ditur se lojtari kishte këputur ligamentet e këmbës së majtë.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejtë Erjonit, dhe  rikthim në fushat e gjelbërta”, njofton FC Istogu, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A.

Istogu aktualisht renditet në vend të nëntë me 10 pikë pas 11 jave të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat