Media boshnjake me shkrim interesant për sfidën Kosovë – Izrael

Futboll

Media boshnjake me shkrim interesant për sfidën Kosovë – Izrael

Nga: K.G. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:30
Izraeli

Kombëtarja izraelite e futbollit ka mbërritur mbrëmë vonë në Prishtinë, ku pritet të zhvillojë të dielën ndeshjen e mbetur kundër Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

E diela do të jetë fetë futbolli në kryeqytetin e Kosovës.

“Pranë hotelit ku po qëndrojnë izraelitët është gjendje rrethimi pasi ka një numër të madh policësh dhe personash të ngarkuar për sigurinë”, shkruan mediumi boshnjak “Klix.ba”.

"Priten rreth 300 policë dhe pjesëtarë të njësive speciale.

Patrulla, polic, janë të gjithë rreth hotelit 24 orë në ditë dhe çdo mysafir kalon në siguri të lartë”, thekson portali. “One” nga Izraeli, shkruan media boshnjake “Klix.ba”,

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të luhet të dielën nga ora 20:45 dhe mysafirët do të kërkojnë një fitore që do t'i linte në luftë për dy vendet e para dhe një vend në Kampionatin Evropian.

Aktualisht, Izraeli është i treti në tabelë me 11 pikë, pesë më pak se lideri Rumania dhe katër më pak se Zvicra e vendit të dytë. Megjithatë rumunët kanë dy dhe zviceranët një ndeshje më shumë se Izraeli. Kosova është e katërta me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat