Emini: Shpresoj të “notojmë” mirë edhe në Ohër

Futboll

Emini: Shpresoj të “notojmë” mirë edhe në Ohër

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 12:22
Emini

Sot në të gjitha terrenet e Ligës së dytë maqedonse do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor. 

Kryendeshje e javës zhvillohet në stadiumin  “Biljanini Izvori” në Ohër, aty ku skuadra vendase do të përballet me liderin në renditjen e tabelës ekipin Besa nga Dobërdolli.

“Ne  do të japim  ate që pritet prej nesh dhe shpresojmë se do të kthehemi kryelartë”, tha futbollisti më me përvojë Izair Emini.

Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim në ora 13:00..

Në xhiron e 12-të, takohen:

Ohrid – Besa
Teteks – Pelister
Bashkimi – Arsimi
Pobeda – Skopje
Osogovo – Vardar N.
Bellasica – Karaorman
Novaci – Kozhuf
Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat