Dy ekipet angleze të interesuara për Brandt

Futboll

Dy ekipet angleze të interesuara për Brandt

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:08
Brandt

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Julian Brandt, kërkohet nga Arsenali dhe Newcastle.

Newcastle ka pasur një pamje nga afër të yllit 27-vjeçar të Gjermanisë në dy ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Brandt shënoi në humbjen 2-0 të së martës mbrëma të anglezëve.

Atyre u pëlqen ajo që kanë parë, edhe rasti me “Topçinjtë”. Arsenali ka ndjekur Brandt edhe pse Dortmundi deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë ndonjë ofertë për një lojtar që e siguruan për rreth 22 milionë funte.

Verën e kaluar ai nënshkroi një zgjatje të kontratës së tij, duke e çuar atë deri në qershor 2026, por kjo nuk i ka penguar disa ekipet e mëdha anglze që të zbehin interesimin për të. 

Nuk ka gjasa që Dortmundi, me ambiciet e tyre të Ligës së Kampionëve do të tundohet të shesë në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat