Muçolli humb penallti

Futboll

Muçolli humb penallti

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 19:06
Arbnor Muçolli

Arbnor Muçolli ishte risia në listën e Silvinjos për dy sfidat e fundit të Kombëtares që na çojnë në Europianin e Gjermanisë.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren e Goteborgut ne transfertë përballë Varberg, një finale mbijetese në javën e fundit të kampionatit suedez.

Në minutën e 89’, 24-vjeçari gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, që mund t’i kushtonte rënien nga kategoria ekipit të tij.

Por 6 minuta më vonë, ishte pikërisht Muçolli, i cili korrigjoi penalltinë e humbur me një krosim nga e djathta gjeti Karlen që shënoi për t’i dhënë fitoren Goteborgut në shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat