Courtois u bashkohet garave të Formula-s

Futboll

Courtois u bashkohet garave të Formula-s

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:19
Courtois

Thibaut Courtois i bashkohet botës së garave të Formula-s.

Portieri i Real Madridit, i cili po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë, ka paralajmëruar ditët e fundit lindjen e një skuderie të re TC Racing, që do të garojë në Formula 4.

“Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A

Një aventurë e re për portierin belg që do të përdorë Tatuusin si makinën e tij dhe Autotecnica Motori-Abarth. Debutimi është caktuar për fundjavën e 10-12 majit në Navarra, Spanjë.

Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA) dëshironte të dërgonte një mesazh për lindjen e skuderisë së re, TC Racing: 

“F4 përfaqëson një hap të njohur globalisht, por të arritshëm midis kartingut dhe Kampionatit Evropian të FIA Formula 3 dhe i lejon skuderitë të konkurrojnë me pilotët e rinj më të mire, talentet, jo vetëm në vendin e tyre, por në liga në mbarë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat