Serie A “rruga e shpëtimit” për Jadon Sancho

Futboll

Serie A “rruga e shpëtimit” për Jadon Sancho

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:19
Jadon Sancho

Juventus pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin anglez Jadon Sancho, që luan me Manchester United në Premier League. Lojtari është i pezulluar prej gati dy muajsh nga trajneri Erik ten Hag, për arsye disiplinore. Sancho nuk stërvitet  me skuadrën.

Manchester United kërkon të shesë lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij ka rënë ndjeshëm: 30 milionë euro. 23-vjeçari është në sezonin e tretë në “Old Trafford”, por nuk ka lënë shumë gjurmë.

Sipas “Daily Mail”, skuadra bardhezi është gati të bëjë një ofertë për lojtarin, por nuk dihet nëse do të kërkojë lojtarin në formë huazimi apo do të blejë 100% kartonin e tij. Me shumë gjasa, Sancho do të largohet në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Manchester United e bleu për 75 milionë euro sulmuesin anglez, por tashmë është detyruar ta shesë me gjysmën e atij çmimi.

Problem për Juventus është rroga e lojtarit, 275 mijë stërlina në javë, por pritet që Sancho të pranojë një ulje të saj për të patur mundësi të luajë. Në rast se kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë lojtari mund të shkojë në Ligën Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat