Koncert dhe pije falas para Moldavi-Shqipëri, vendasit përgatiten për festë

Futboll

Koncert dhe pije falas para Moldavi-Shqipëri, vendasit përgatiten për festë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë. Kombëtarja Tricolorii po garon për një biletë në Europian, si kurrë më parë në histori.

Moldavia renditet në vendin e katërt në grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.

Moldavi-Shqipëri, ndeshje ku skuadrës tonë kombëtare i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në Gjermani 2024.

Ndërkohë, Federata Moldave e Futbollit ka njoftuar tifozët se hyrja në stadium do të nisë rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Teksa do të shpërndahen rreth 1000 pije falas për tifozët.

Ndërkohë që të pranishmit në “Stadionul Zimbru” do të shijojnë edhe një koncert muzikor që do të nisë rreth 1.5 orë përpara ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat