Gamaris ka përjetuar orë të tëra agoni në orët e para të së enjtes

Futboll

Gamaris ka përjetuar orë të tëra agoni në orët e para të së enjtes

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:04
Andreas Gamaris

Gjyqtari grek i Superligës, Andreas Gamaris ka përjetuar orë të tëra agoni në orët e para të së enjtes, kur persona të paidentifikuar kanë sulmuar dyqanin e tij në Peristeri me mjete shpërthyese të përbëra nga bombola gazi dhe fishekzjarrë.

Persona të panjohur kanë thyer hyrjen kryesore të dyqanit dhe kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për momentin hetimet po kryhen në dy akse, së pari motivi i një tifozi dhe së dyti një lloj zhvatjeje, pasi ka një biznes.

Në polici, gjyqtari grek ka deklaruar: “Nuk jam kërcënuar asnjëherë, nuk kam parë asnjë sulm fyes ndaj meje. Nuk e di kush fshihet pas saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat