Kohë të vështira për Spezian

Futboll

Kohë të vështira për Spezian

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:12
Pamje

Pasi luajti në Serie A për herë të parë, për tri sezone, që nga viti 2020, Spezia ra në Serinë B dhe po kalon ditë shumë të vështira. Skuadra ka vetëm një fitore në 15 raunde në Serinë B dhe zë vendin e dytë nga fundi, në një kohë kur tifozët prisnin që ajo të hynte në luftë për t’u rikthyer në Serie A.

Në fakt, episodet e dhunës janë përsëritur dhe as ndërrimi i trajnerit këtë javë, me zëvendësimin e Massimo Alvinit nga Luca D’Angelo, duket se nuk e ka qetësuar situatën.

Këtë të enjte, në derën e qendrës stërvitore të Spezias kishte një kokë derri dhe një shirit me mbishkrimin “koha ka mbaruar”. Ky episode vjen pas ngjarjes që ndodhi në përfundim të takimit me Ternanën, kur makina e sulmuesit Daniele Verde ishte shkatërruar nga tifozët.

Sipas Tuttosport, policia e Ligurisë ka marrë përsipër rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat