Kombëtarja e Silvinjos u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

Futboll

Kombëtarja e Silvinjos u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 20:24
Shqipëria

Kombëtarja e Silvinjos u jep dorën e fundit përgatitjeve para Moldavisë!

Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e sotme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’. 

Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

Lajme të mira edhe për sa i përket Kristjan Asllanit, i cili u stërvit normalisht me grupin.

Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe  duken më të karikuar se kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat