Skenarët e kualifikimit, tri pikët për historinë

Futboll

Skenarët e kualifikimit, tri pikët për historinë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Duka e Sylvinho

Kombëtarja shqiptare luan sot në orën 18:00 përballë Moldavisë një takim ku do të besuarit e Silvinjos kanë “match ball”-in e parë për ëndrrën e madhe “Gjermani 2024”.

Siç dihet kuqezinjve u duhet vetëm një pikë në këtë përballje për të hapur shampanjën dhe për të shpërthyer në festë.

Nëse do të ndodhte kështu atëherë Silvinjos & Co do të mbyllnin llogaritë e kualifikimit, por jo ato të vendit të parë.

Për të mbyllur para të gjithave këtë grup atëherë sot në mbrëmje do të duhen pikët e plota ashtu si edhe në takimin e fundit përballë Ishujve Faroe.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për të besuarit e Silvinjos, të cilët do të futeshin në histori pasi kurrë më parë Shqipëria ka mbyllur kaq mire një fushatë eliminatoresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat