Arenë ‘gladiatorësh’, Kuqezinjtë për fitore në Moldavi

Futboll

Arenë ‘gladiatorësh’, Kuqezinjtë për fitore në Moldavi

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Shqipërisë, sonte në orën 18:00, do të luajë ndeshjen e parafundit të Grupit E, për Euro 2024 kundër Moldavisë.

Kjo ndeshje që luhet në Kishinev, konsiderohet e rëndësishme për të dyja skuadrat, prandaj përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho kërkon një lojtarët e tij forcë të shtuar për ta mbyllur suksesshëm këtë kompetecion.

Braziliani që drejton Kuqezinjtë, në një konferencë për media ka thënë se Shqipëria në këtët ndeshje lufton për tri pikë të plota, që e dërgojnë direkt në Gjermani në Euro2024.

“Në futboll gjithmonë luhet vetëm për fitore, nëse dy skuadra barazojnë do të thotë që asnjë ekip nuk ishte i aftë për të fituar, dhe barazimin unë e shoh si pasojë e lojës, jo si një objektiv për skuadrën kur hyn në fushë.

Nuk mund të menaxhohet ndeshja në këtë mënyrë duke menduar që na duhet një pikë dhe shkojmë për barazim. Përkundrazi, nesër si ne, po edhe Moldavia do të shkojmë për të marrë tre pikët në këtë sfidë jo për barazim”, deklaroi Sylvnho.

Ai tha se për Shqipërinë kjo çyshtë një finale, derisa Moldavinë e konsideron si ekipn shumëp të fortë.

“Është një ekip shumë i fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë, ka barazuar me Çekinë, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi trajneri i Kuqezinjve.

Ndërsa kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ta se po shkojnë në Moldavi për ta bërë ëndrrën realitet.

“Do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera të them të drejtën. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim”, tha ai.

Trajneri Silvinho ka thënë se me Moldavinë nuk do të bëjnë eksperimente.

Në portë do të jetë gardiani Berisha, ndërsa Gjimshiti e Ismajli do të vendosen përpara mbrojtjes, e në krah do të qëndrojnë Mitaj e Hysaj, kurse në qendër të fushës, Asllanin e Ramadanin. Seferi ndërkaq do të qëndrojë në krahun e majtë, kurse bomberi Asani në të djathtën, të cilët dhe do ta mbështesin sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili qëndron i vetëm në sulm.

Kujtojmë se kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet. Shqipëria është e para në Grupin E me 13 pikë, dhe me një barazim e siguron Evropianin, kurse Moldavia është e katërta me 9 pikë. Por, kujtojmë se dy ekipet tjera, Republika Çeke që është e dyta ka 11 pikë, ndërsa Polonia e treta me 10 pikë e rrjedhimisht asnjëra s’e ka të sigurt kualifikimin.

Ndërsa një ditë para ndeshjes, trajneri i Moldavisë, Sergei Kleschenko tha se lojtarët e tij më mirë të vdesin në fushë, se sa ta lënë fatin në sfidën e fundit kundër Çekisë.

“E vlerësoi maksimalisht përballjen me Shqipërinë. Jemi duke u stërvitur mirë që prej ditës së parë dhe jemi gati për ndeshjen me Shqipërinë. E dimë që është një sfidë e vështirë, pasi jemi përballur me ta edhe në Tiranë, ku humbëm 2-0.

Në këto momente nuk mendojmë aspak për Çekinë, pasi më mirë të vdesim në fushë nesër, sesa të lëmë gjithçka për sfidën në Pragë”, deklaroi Kleschenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat