Duka i përlotur: E meritojmë edhe vendin e parë, do ta vulosim në Tiranë

Futboll

Duka i përlotur: E meritojmë edhe vendin e parë, do ta vulosim në Tiranë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 21:05
Armand Duka.

Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte edhe matematikisht kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Rreth kësaj është deklaruar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Ishte një edicion fantastik. Çunat kanë thënë maksimumin. Kanë kualitet jo vetëm në shpirt dhe vlerësim për fanellën. Ia dolën dhe dua t’i falënderoj shumë. Dua t’i përgëzoj shumë çunat që ishin në fushë, Sylvinho, stafin, tifozët e mrekullueshëm që ishin sot dhe që kanë qenë gjithmonë”, tha Duka nga Moldavia, përcjell “TV Klan”.

“Unë besoj se ishim skuadra më e mirë e grupit dhe jemi skuadra më e mirë e grupit. E meritojmë vendin e parë dhe do ta vulosim këtë vend të parë në Tiranë, jam i sigurt”, deklaroi i pari i FSHF-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat