“Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

Futboll

“Dardanët” falënderojnë futbollistët për emocionet, vlerësojnë angazhimin e tyre

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:59
“Dardanët”

Pas barazimit 1:1 me Zvicrën mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës humbi edhe matematikisht gjasat për kualifikim historik në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Gjithsesi, tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët”, falënderuan futbollistët për emocionet e dhuruara në ndeshje, pavarësisht rezultatit.

“Dardanët” vlerësuan angazhimin e futbollistëve në fushë, që sipas tyre, ishte maksimal.

“I falënderojmë djemtë Dardanë për emocionet që na ofruan sot. Rezultati nuk ishte më i miri pasi nuk na mundëson kualifikimin e shumëdëshiruar në Evropian, por ishte për t’u vlerësuar maksimalisht angazhimi i futbollistëve që dhanë gjithçka në fushë. Forca Kosova!”, thuhet në postimin e bërë nga faqja zyrtare e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat