Besëlidhja mbetet ende e pamposhtur

Futboll

Besëlidhja mbetet ende e pamposhtur

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Kamza Basket udhëheq e vetme renditjen e Superligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 7-të të luajtura sot, javë që kompletohet nesër me Tirana-Teuta. Ekipi kamzali fitoi 108-77 ndaj Skënderbeut në Korcë, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve. Topi realizoi 32 pikë për vendasit, por për Kamzën u dalluan Lluka me 30 pikë e Keyes me 28 pikë e 15 rebound

Apolonia fitoi 92-79 derbin me Fieri Basket, sfida e parë zyrtare mes këtyre dy skuadrave. Hamilton me 26 pikë u dallua për Apoloninë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Brando për Fieri Basket.

Në Vlorë, skuadra e Flamurtari fitoi 78-75 ndaj Partizanit, duke arritur një sukses të rëndësishëm për renditje. Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por në fund triumfuan vlonjatët, ku u dallua Mohr, autor i 23 pikëve.

E pamposhtur në kampionat është ende skuadra e Besëlidhjes, që sot fitoi 78-67 ndaj Vllaznisë. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, por lezhjanët u treguan më të kujdesshëm në fund, duke triumfuar me meritë. U dallua Weekes me 18 pikë e 18 rebound, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Tucker për shkodranët.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Skënderbeu – Kamza Basket, 77-108

Fieri Basket – Apolonia, 79-92

Flamurtari – Partizani, 78-75

Besëlidhja – Vllaznia, 78-67

Tirana – Teuta, 19 nëntor

Elbasani (pushim)

Renditja: Kamza Basket 13 pikë, Besëlidhja 12 pikë, Tirana 11 pikë, Teuta 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Apolonia 9 pikë, , Flamurtari 8 pikë, Skënderbeu 7 pikë, Partizani 7 pikë, Fieri Basket 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat