Bosnja përfundoi kualifikimet shumë keq, tifozët kërkojnë largimin e Millosheviqit 

Futboll

Bosnja përfundoi kualifikimet shumë keq, tifozët kërkojnë largimin e Millosheviqit 

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Bosnja dhe Hercegovina tregoi shumë më tepër se në Luksemburg, por megjithatë përjetoi një tjetër humbje.

Pas humbjes së rëndë (4:1) ndaj Luksemburgut, Bosnja përfundoi sonte kualifikimin për Kampionatin Evropian në duel me Sllovakinë në Zenicë. 

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:1 për Sllovakinë.

Selektori  Savo Millosheviq ishte nën presion të madh para duelit të  me Sllovakinë dhe tifozëve e paktë në Zenicë, që shprehen pakënaqësitë e tyre e thirrje për largimin e tij. 

Pothuajse i gjithë formacioni startues u ndryshua në krahasim me duelin me Luksemburgun.

Se optimizmi nuk ishte i pavend u tregua tashmë në minutën e 49-të, kur skuadra boshnjake kaloi në avantazh. 

Këndi për sllovakët u kthye në një kundërvënie të shkëlqyer nga skuadra boshnjakët, ku Hrosovsky shënon autogol. 
Vetëm dy minuta pas, sllovakët barazojnë me golin e Bozhenik.

Mbrojtja e Bosnjës nuk reagoi pas një krosimi nga krahu në minutën e 72-të dhe Shatka shënoi e për të fituar Sllovakia.

Bosnja përfundoi kualifikimet dhe më të keqin në histori, në vendin e pestë në grup me vetëm nëntë pikë. Sllovakia zuri vendin e dytë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat