Media rumune merret me Granit Xhakën, i frikësohen Zvicrës 

Futboll

Media rumune merret me Granit Xhakën, i frikësohen Zvicrës 

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Yakin e Xhaka

Rumania dhe Zvicra sonte (20.45) përballen mes vete dhe do të jetë një finale për vend të parë në grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Media rumune “Prosport” merret me kapitenin e Zvicrës Granit Xhaka dhe selektorin Murat Yakin, duke shkruar: “Trajneri Murat Yakin nuk ka dashur t'i jep zjarr para duelit me Rumaninë dhe është përgjigjur shkurt i pyetur nëse Granit Xhaka do të jetë në fushë mbrëmjen e së martës".

Media rumune merret me Granit Xhakën, i frikësohen Zvicrës sepse humbja ia humb kreun e tabelë.

“Granit Xhaka luajti dy herë nga 90 minuta (me Izraelin dhe Kosovën) dhe do të luajë edhe kundër Rumanisë”, tha Murat Yakin.

“Vendi i parë në kualifikime është shumë i rëndësishëm sepse do t'u siguronte Rumanisë pozitën më të mirë në shortin e grupeve nga Europiani.

Nëse mposhtet në shtëpi nga Zvicra, Rumania do të bjerë në vazon e katërt dhe kundërshtarët do të jenë shumë më të fortë.

Shorti për turneun final në Gjermani do të hidhet më 2 dhjetor në “Elbphilharmonie” të Hamburgut”, shkruan media rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat