Asllani: Do të ishte bukur një përplasje me Italinë

Futboll

Asllani: Do të ishte bukur një përplasje me Italinë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Asllani në veprim

Kristjan Asllani nuk zhvilloi një ndeshje shumë pozitive ndaj Ishujve Faroe, por kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në kualifikuese.

Futbollisti i Interit ndërkohë ka dhënë një intervistë për “Sportmediaset”, ku flet edhe për një përplasje të mundshme me Italinë në “Gjermani 2024”.

Shumë krenari për këtë kualifikim …

Ka shumë krenari për këtë kualifikim, është hera e dytë që ndodh. Për mua, kuptohet është e parë, pa ia dola menjëherë.

Jam shumë i lumtur, për familjen time dhe për të gjithë këta tifozë që ishin këtu. Të them të vërtetën, nuk jam plotësisht i lumtur, sepse kjo ndeshje duhej fituar. Tani do të shkojmë në Gjermani, të shohim çfarë do të ndodhë.

Është kualifikuar edhe Italia, pasi barazoi 0-0 me Ukrainën. Ekziston mundësia që të përplaseni, do të ishte interesante…

Gjëja e parë që bëra pasi përfundoi ndeshja ishte të shihja se çfarë kishte ndodhur me Italinë. Jam shumë i gëzuar për djemtë, për ata që luajnë me mua tek Interi dhe për të gjithë italianët.

E meritojnë kualifikim

. Po, është kjo mundësia e përplasjes, do të ishte bukur, por Italia është shumë e fortë. Për ne është hera e dytë, duhet të përshtatemi dhe të japim më të mirën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat