Tebas: Seria A ka një problem të madh

Futboll

Tebas: Seria A ka një problem të madh

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Tebas

Duke folur në Samitin Social të Futbollit në Romë, Javier Tebas preku shumë tema të nxehta në skenën ndërkombëtare të futbollit. Ndër të gjitha, edhe Superliga dhe momenti i kampionateve europiane, përfshirë edhe atë italian.

“Superliga? Nuk po e them këtë sepse jam president i La Ligas, por ndjenja e përkatësisë në futboll është ende shumë e rëndësishme. Me Superligën rrezikojmë të shkatërrojmë kampionatet kombëtare.

“Si po evoluon mënyra se si e ndjekim futbollin? Jemi në një situatë stresi, krize, por edhe mundësish të mëdha për industrinë”, vijon drejtuesi spanjoll.

“Klubet nuk kanë pasur kurrë më parë mundësinë për të kontaktuar fansat në të gjithë botën përmes një tweet-i ose një videoje në TikTok. Mënyra se si e shohim futbollin ka ndryshuar. Ne duhet të përfitojmë nga ky trend për të mos e humbur atë në të ardhmen”.

“Nuk ka një bazë kaq solide në pjesën tjetër të Europës, por ne duhet të punojmë për ta forcuar atë.

Në Itali ka një problem të madh të ndershmërisë së brendshme financiare: për të qenë pjesë e një gare të madhe duhet të jesh ekonomikisht i qëndrueshëm, por ka presidentë që vazhdojnë të investojnë para të kota në klubet e tyre.

“Nuk ka plan për t’u rritur, për të investuar në infrastrukturë. Ne duhet të përmirësojmë perceptimin e Serisë A jashtë vendit”.

Në përfundim të fjalës së tij, edhe sulmi për çështjet financiare të PSG:

“Ka operacione në Europë që nuk janë shumë të qarta, si p.sh. Verratti u shit në verë për 40 milionë te një klub nga Katari. Këto janë të dhëna që na bëjnë të duhet të shpëtojmë lojën e ndershme financiare të UEFA-s”, përfundoi Javier Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat