Kosova për tre pikë

Futboll

Kosova për tre pikë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Kosova

Pak minuta kanë mbetur deri të fillimi i ndeshës mes Kosovës dhe Bjellorusisë.

Dardanët në “Fadil Vokrri” i bëjnë ‘konak’ Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikuese për Evropianin “Gjermani 2024”.

Ndonëse kjo sfidë për të dy skuadrat nuk ka rëndësi të madhe pasi të dy skuadrat kanë humbur gjasat për kualifikim në “EURO 2024”, megjithatë, Dardanët synojnë fitore në duelin e fundit të kualifikimeve në Evropianin e ardhshëm.

Kosova në duel me Bjellorusinë hyn pas barazimi në udhëtim tek Zvicra (1-1), sfidë kjo e luajtur tri ditë më parë në Basel.

Kombëtarja jonë edhe në duel me Bjellorusinë nuk do të mund të llogarisë në gjashtë lojtarë standard, megjithatë, të besuarit e Primozh Gliha-s, tashmë janë gati për të dhënë maksimumin në përballje me bjellorusët.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Kosovë: Bekaj; Dellova, Aliti, Krasniqi; Hadërgjonaj, Zybaa, Vojvoda, B.Berisha; Bytyqi, Muslija; Rashani.

Bjellorusi: Pavluchenko; Polyakokv, Volkov, Politevich, Malkevich; Korzun, Kaplenko, Ebong; Yuzepchuk, Skavysh, Antilevski.

Ndeshja Kosova-Bjellorusia fillon në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat