Parashikimi nga prestigjiozja britanike, Shqipëria në një grup me Spanjën dhe Serbinë

Futboll

Parashikimi nga prestigjiozja britanike, Shqipëria në një grup me Spanjën dhe Serbinë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Vazot e Europianit “Gjermani 2024” u zbuluan zyrtarisht, teksa tashmë pritet me padurim shorti i 2 dhjetorit në Hamburg për të mësuar rivalët që Shqipëria do të ketë në grupe.

Prestigjiozja britanike “The Sun” ka vazhduar me traditën e saj, duke bërë një simulim të shortit disa ditë para se të hidhet zyrtari.

Sipas saj, Shqipëria është e vendosur në Grupin B ku përballë do të ketë Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë, kundërshtarë të fortë të letër, por jo të pakalueshëm.

Në grupet e tjera, Gjermania do të ketë përballë Danimarkën dhe Çekinë, ndërsa shihen dy grupe “ferri”, me Anglinë dhe Italinë, ndërsa tjetri është ai me Portugalinë dhe Holandën.

Grupet sipas simulimit të “The Sun”:

Grupi A: Gjermani, Danimarkë, Republikë Çeke, Fituesi I Play-Off A

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi C: Francë, Rumani, Slloveni, Fituesi I Play-Off C
Grupi D: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi E: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër
Grupi F: Portugali, Austri, Holandë, Fituesi Play-Of

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat