Mbappe dhe e ardhmja

Futboll

Mbappe dhe e ardhmja

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:46
Kylian Mbappe

Sipas portalit spanjoll Defensa Central, Kylian Mbappe, kontrata e të cilit me PSG-në skadon më 30 qershor, është shumë i vetëdijshëm për interesimin e Real Madridit, që e kërkon për mbi dy vjet, por nuk ka ndërmend të nxitojë vendimin e tij.

Në të vërtetë, Mbappe është gati të vendosë dy kushte për Los Blancos dhe të gjitha klubet e tjera potencialisht të interesuara për të: të vendosë të ardhmen e tij jo më herët se pranverën e ardhshme dhe të marrë pjesë në Lojërat e Parisit me kombëtaren olimpike të drejtuar nga Thierry Henry.

Paris 2024 ka qenë në krye të ëndrrave të Mbappe prej disa kohësh, por si një turne jo nën kujdesin e FIFA-s, për të marrë pjesë në të duhet autorizimi i klubit për të cilin Kylian do të luajë verën e ardhshme.

Drita jeshile nuk është e sigurt, pasi sulmuesi tashmë do të përfshihet me kombëtaren e të rriturve në Euro 2024, ndaj pjesëmarrja e tij e mundshme në Olimpiadë do të rrezikonte ta largonte efektivisht nga klubi i tij për gjithë verën.

A do t’i pranojë Reali të gjitha këto? Kjo mbetet për t’u parë, ashtu siç mbetet për t’u parë gatishmëria e Perez për të pritur marsin ose prillin për të orientuar strategjitë e tij në merkato.

Mbappe, në fakt, i cili tashmë mund të nënshkruajë me një klub tjetër nga 1 shkurti, do ta konsideronte të “nxituar” marrjen e një vendimi përfundimtar që në janar.

Ky është një aspekt që i jep shpresë PSG-së dhe presidentit të saj Al Khelaifi, i cili nga ana e tij duket se nuk dëshiron t’i bëjë oferta të reja lojtarit, duke pritur që ai të pranojë të ushtrojë klauzolën e rinovimit edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat