De Biasi kërkon rikthimin në “elitën” evropiane

Futboll

De Biasi kërkon rikthimin në “elitën” evropiane

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:40
De Biasi

Humbja 5 me 0, ndaj “Djajve të Kuq”, të Belgjikës i dha fund “aventurës” së teknikut Gianni de Biasi, në stolin e Kombëtares së Azerbajxhanit, në stolin e së cilës, teknikut italian le të themi se regjistroi një rekord pozitiv, teksa në 39 ndeshje humbi 21 prej tyre, duke fituar 10 e duka barazuar 8 të tjera.

Kontrata e ish-teknikut të “legjionarëve” tanë me azerët  përfundoi pas eleminatoreve të Euro 2024, me Azerbajxhanin që e mbylli grupin F në vendin e katër me 7 pikë, me 6 pikë më shumë se Estonia e vendit të fundit, me italianin që nuk pranoi rinovimin, mirëpo nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë kërkon sërish “skenat” e mëdha evropiane.

“Tani jam në kërkim të një tjetër skuadre kombëtare… Dua të nis një aventurë që mund të më lejojë të kualifikohem në Evropian ose Kupë Bote”,- u shpreh “strategu” i pankinës.

Ndërkaq, kujtojmë se De Biasi drejtoi kombëtaren e Shqipërisë nga dhjetori i vitit 2014 deri në qershorin e vitit 2017, teksa arriti të shkruajë historinë me “kuqezinjtë”, të cilët nën drejtimin e tij siguruan për herë të parë kualifikimin në një Kampionat Evropian, atë të Francës, në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat