De Biasi trajneri i kombëtares së Kosovës? Trajneri italian kështu përgjigjet

Futboll

De Biasi trajneri i kombëtares së Kosovës? Trajneri italian kështu përgjigjet

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:29
De Biasi

Gianni De Biasi nuk është më trajneri i Azerbajxhanit, pas tre vitesh nën drejtimi ne kombëtares së futbollit.

Italiani, në një bisedë për SKY tregon se është në kërkim të një ekipit tjetër kombëtar, ndërsa tha se është në bisedime por edne nuk ka asgjë konkrete.

“Në të ardhmen nëse është e mundur do të kërkoja një kombëtare tjetër, ka diçka dhe shpresojmë se do të materializohet, por derisa të nënshkruhet është më mirë të mos flasim.

Shpresoj për përvojën që kam dhe për atë që kam treguar se mund të gjej një përzgjedhje që do të më japë mundësinë të luftoj për të arritur majat dhe për t’u kualifikuar për diçka.

Tani më pëlqen dimensioni i ekipeve kombëtare, angazhimet e përqendruara por të largëta që të lejojnë të punosh në mënyrë objektive”, tha ish-trajneri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat