Armend Alimi: KF Besa edhe kundër Teteksit shkon për fitoren e radhës

Futboll

Armend Alimi: KF Besa edhe kundër Teteksit shkon për fitoren e radhës

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 22 nëntor 2023 Në ora: 21:57
Armend Alimi

Pas pauzës dy javore të shtunën vazhdon kampionati në Ligën e dytë të Maqedonisë me ndeshjet e javës së 13-të sezonit vjeshtor, ndërsa krye ndeshje e kësaj jave  pa dyshim se është përballja  mes dy skuadrave nga Pollogu, Besa e Dobërdollit  dhe Teteksi i Tetovës  një skuadër e parashikuar kur janë në pyetje ndeshjet derbi.

Skuadra  nga Dobërdolli është vetëdijshme për këtë ndaj këtë pauzë dy javore e ka shfrytëzuar maksimalisht për evitimin e disa gabimeve të mundshme.

Njëri nga futbollist më përvojë në ekipin e Besës, Armend Alimi është optimist  se ekipi i tij pa problem do të vazhdon rrugëtimin e fitoreve kështu deri në realizimin e objektivit të pronarëve të ekipit edhe pse e respektojnë ekipin tetovar.

“Shkojmë për fitoren e radhës, pas dy ndeshjeve si mysafir dhe dy fitoreve duhet ta vërtetojmë momentin e mirë edhe të korrim fitore. Nuk do të jetë lehtë po besoj në kualitetin që posedojmë dhe përvojën që kemi.

Pra, KF Besa edhe kundër Teteksit shkon për fitoren e radhës", -  Deklaroi futbollit i KF Besa, Armend Alimi

Kujtojmë se pas 12 ndeshjeve  të zhvilluara  ekipi Besa nga  Dobërdolli, kryeson tabelën me 31 pikë, para Detonit Pllaçkovica që ka 26, ndërsa Teteksi me 17 pikë pozicionohet e shtata.

Në xhiron e 13-të, më 25 nëntor (e shtunë), takohen:  Arsimi – Pobeda, Besa – Teteksi, Detonit Pllaçkovica – Ohri, Skopje – Osogova, Karormani – Novaci, Kozhufi – Kamenica Sasa, Pelisteri – Bashkimi, Vardari – Bellasica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat