Federata spanjolle kompenson Barcelonën për Gavi

Futboll

Federata spanjolle kompenson Barcelonën për Gavi

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:18
Gavi

Gavi pritet të mungojë për të paktën shtatë muaj pas dëmtimit shumë të rëndë që pësoi në gjua gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Gjeorgjisë.

Sipas mediave vendase, federata spanjoll pritet ti japë Barcelonës një shumë prej 7,5 milionë eurosh, duke dashur ta dëmshpërblejë në këtë mënyrë klubin katalanas.

Një shumë e cila pritet t’i shtohet tre milionëve që FIFA do t’i japë Barcelonës.

Sipas rregullores së FIFA-s, konfederata botërore është e detyruar të paguajë skuadrat kur një futbollist dëmtohet rëndë në masën që duhet të jetë jashtë fushës për më shumë se 28 ditë.

Sipas rregullores përkatëse, çdo klub kompesohet me 20 mijë e 548 euro, në ditë humbje të një lojtari ndërkombëtar që është dëmtuar me kombëtaren e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat