PSG pa Marquinhos në ndeshjet kundër Monaco e Newcastle

Futboll

PSG pa Marquinhos në ndeshjet kundër Monaco e Newcastle

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:00
Marquinhos

Kapiteni i Paris St Germain, Marquinhos do të mungojë kundër Monacos në Ligue 1 po edhe kundër Newcastle United në Champions League me Newcastle United, ka njoftuar klubi parisien të enjten.

Kjo pas një lëndimi të pësuar të martën në ndeshjen e Brazilit kundër Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës. 

“Marquinhos do t'i nënshtrohet trajtimit për dhjetë ditë", ka bërë të ditur PSG.

PSG që aktualisht kryeson kampionatin francez të premten do të takohet me Monacon dhe më pas të martën do të ndeshet me Newcastle në Grupin F të Champions League. 

Skuadra franceze do të jetë gjithashtu pa Warren Zaire-Emery, i cili ka mbetur i lënduar nga përballja e Francës me Gjibraltarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat