Daja: Vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi

Futboll

Daja: Vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 16:29
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë pas fitores ndaj Malishevës se është i lumtur me ecurinë e pesë fitoreve rresht.

Ai përgëzoi edhe ekipin e Malishevës për lojtarë dhe stadium.

“Mungesa e Dellovës, Zybës dhe Kuçit që kishin ndeshje me kombëtaren e Kosovës dhe Malit të Zi, u vërejt.

Në pjesën e dytë ishim më të mirë, më të qetë, pas shënimit të golave në pjesën e parë. Malisheva ka ekip simpatik me lojtarë të rinjë e perspektivë.

Pas rikonstruktimit të këtij stadiumi, është këndshëm të luash futboll në këtë fushë. Mua më vjen mirë sepse vazhdojmë me fitore edhe pse kundërshtari na vuri në vështirësi.

Ne kemi lojtarë me goxha cilësi individuale. Në momentin që dalin në raste të pastra duhet të jenë më cinik, më të saktë para portës.

Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që na vijnë”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat