Pioli fton një 15-vjeçar për ndeshjen me Fiorentinën

Futboll

Pioli fton një 15-vjeçar për ndeshjen me Fiorentinën

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 18:30
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka grumbuluar 15-vjeçarin Francesco Camarda për ndeshjen e nesërme me Fiorentinën. Pioli është shprehur se adoleshenti do të jetë në radhë për të debutuar.

“Ndonjëherë fati të krijon mundësi të caktuara, ne do të duhet të jemi të aftë që ta shoqërojmë në këtë rrugë, por ai po e bën këtë me qetësi.

Ai është i ri, por me temperament të pjekur, është i lumtur dhe i kënaqur që është me ne dhe është i gatshëm të na japë një dorë nëse do të jetë e nevojshme”.

I pyetur nëse e sheh në rrezik pozicionin e tij, trajneri kuqezi dha këtë arsyetim:

“Unë jam duke menduar vetëm për ndeshjen e nesërme, më besoni. E ardhmja ime është e pasigurt, si e gjithë të tjerëve, përfshirë edhe tuajën. Nuk ka siguri për të nesërmen..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat