Ancelotti: Zgjidhja e vetme është zvogëlimi i numrit të lojërave

Futboll

Ancelotti: Zgjidhja e vetme është zvogëlimi i numrit të lojërave

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:44
Ancelotti

Carlo Ancelotti u shfaq para mediave përpara ndeshjes kundër Cádiz, e vlefshme për javën e 14-të të La Liga-s.

Trajneri italian është pyetur për kalendarin e ngjeshur dhe të ardhmen e tij: “Jam krenar që më përflasin në Brazil, por do të pres Real Madridin deri në ditën e fundit”.

Kalendari – “Tani do të përkeqësohet sepse do të ketë më shumë ndeshje.

Zgjidhja e vetme është zvogëlimi i numrit të lojërave.

Dhe kush mund ta bëjë këtë? La Liga, UEFA dhe FIFA, por në fakt po bëjnë të kundertën. Do të ishte gjë e mirë po të pakësohet numri i ndeshjeve, sepse kjo pakëson demtimet dhe rrit spektaklin.

Ndeshjet 8-0 ose 14-0 nuk e di nëse kanë kuptim. Ky nuk është një problem pagash. Nëse përmirësoni shfaqjen, paga nuk do të ndryshojë shumë. Lojtarët nuk e kanë problem t’i ulin pagat me uljen e numrit të ndeshjeve”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat