Seferi i dhuron tri pikët skuadrës arabe

Futboll

Seferi i dhuron tri pikët skuadrës arabe

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 16:27
Seferi

Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi sfidën Hatta-Bani Yas (0-1) me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.

Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60’, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Bani Yas në vendin e gjashtë, ndërkohë që ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Seferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat