Kriza me Antonellën?

Futboll

Kriza me Antonellën?

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:17
Messi e Antonella

Fundjava nisi me një sërë lajmesh që raportonin për një krizë mes Lionel Messit dhe bashkëshortes së tij, Antonella Roccuzzo, për shkak të një flirti të yllit argjentinas me një gazetare.

Megjithatë për të shuar shpejt thashethemet, mendoi vetë familja Messi, që këtë të shtunë vizitoi Dizney World, teksa është konfirmuar se raportet e Messit me bashkëshorten janë perfekte, si më përpara.

Çifti së bashku me tre djemtë e tyre janë kapur nga kamerat teksa po dilnin nga parku i madh në Florida, teksa vetë Lionel Messi shfaqej mjaft i qeshur, ndërsa Antonella kujdesej për dy prej tre fëmijëve.

E gjithë kjo vjen vetëm disa orë pasi mediat braziliane shkruan për një tradhti të argjentinasit me gazetaren Sophie Martinez, e cila besohej të kishte shkaktuar një krizë në marrëdhëniet mes Messit dhe bashkëshortes së tij. Thashethemet për një divorc ishin zhvilluar ditët e fundit pasi Messi thuhet se nuk e ftoi Antonella në skenë kur mori Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat