​Ancelotti e thërret Modriqin gjatë stërvitjes

Futboll

​Ancelotti e thërret Modriqin gjatë stërvitjes

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:41
​Ancelotti e thërret Modriqin gjatë stërvitjes

Lluka Modriq (38), legjenda e Realit që u degradua në rezervë këtë vit, rikthehet në ekipin e parë për ndeshjen e së dielës në La Liga.

Reali i vendit të dytë viziton Cadizin në raundin e 14-të, i cili është në vendin e 16-të dhe lufton për mbijetesë.

Gazeta Marca shkruan se Modriq pritet të jetë në ekipin e parë për ndeshjen e radhës. Shkak për këtë janë lëndimet e një numri lojtarësh, sikurse ajo e mesfushorëve Tchouameni dhe Camavinga.

Të martën, Modriq luajti të gjithë ndeshjen për Kroacinë kundër Armenisë në kualifikueset e EURO 2024 dhe kjo do të jetë vetëm hera e 7-të në 18 ndeshje këtë sezon që ai luan në ekipin e parë të Realit dhe vetëm paraqitja e pestë që nga e para në kampionat.

Mediat spanjolle zbuluan se Carlo Ancelotti e motivoi Modriq në seancën e fundit stërvitore të Realit përpara se të kthehej në ekipin e parë, padyshim për një periudhë më të gjatë kohore.

Sipas tyre, strategu italian e ka veçuar kroatin nga grupi stërvitor duke i thënë: “Tani është koha të më tregosh se kam gabuar dhe se duhet të luash më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat