Xavi: Po pësojmë shumë gola, duhet të bëjmë autokritikë

Futboll

Xavi: Po pësojmë shumë gola, duhet të bëjmë autokritikë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:26
Xavi

Barcelona barazoi 1-1 në fushën e Rayo Vallecanos dhe i largohet edhe më shumë kreut të La Ligas.

Pas fishkëllimës së fundit, Xavi Hernandez u shfaq i zhgënjyer me qëndrimin e lojtarëve të tij.

“Kemi luajtur dy pjesë të ndryshme.

Në të parën dominuam, por nuk ishim agresivë, ndërsa në të dytën ishim më afër asaj që donim. Duhet të bëjmë autokritikë dhe të përmirësohemi”, tha Xavi, duke shtuar se “nëse skuadra do të kishte luajtur nga fillimi si në 45 minutat e dytë, historia do të kishte qenë ndryshe”.

Ish-mesfushori mendon se skuadra po pëson shumë gola:

“Nuk mund të pësojmë më gola, kjo po na penalizon shumë. Në futbollin modern, kur je në disavantazh, gjithçka është shumë e vështirë”, tha ai.

Xavi gjithashtu u ankua për një penallti që nuk iu akordua  Raphinhas, por nuk e konsideroi si justifikim për mungesën e fitores. Trajneri hedh poshtë idenë e një krize.

Kujtojmë se Barcelona do të përballet me Porton në “Camp Nou”, të martën e ardhshme, në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për kryesimin e Grupit H të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat