Shpendi shkëlqen, goli i tetë në kampionat

Futboll

Shpendi shkëlqen, goli i tetë në kampionat

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:29
Kristian Shpendi

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur në Serinë C italiane.

20-vjeçari është duke ecur në gjurmët e vëllait të tij binjak, Stiven Shpendi, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu me golat e tij te Çezena, duke u transferuar më pas te Empoli në Serinë A.  

Pas largimit të Stiven, tashmë me golat është abonuar Kristiani, i cili mbrëmjen e sotme gjeti golin e tetë në 15 javë kampionat, duke kryesuar listën e golashënuesve.

20-vjeçari shqiptar, arriti të shënonte në minutën e 27-të në transfertë ndaj Peskarës, duke i dhuruar avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij e cila kryeson me meritë Serinë C dhe duket me hapa të sigurt drejt rikthimin në Serinë B. Me këto ritme gjasat janë të mëdha që edhe Kristian Shpendi të bëjë hapa të rëndësishme në karrierën e tij. 

Kujtojmë që Stiven ashtu dhe Kristian janë pjesë e Kombëtares Shpresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat