Strasbourg - Marseille ndajnë pikët dhe golat

Futboll

Strasbourg - Marseille ndajnë pikët dhe golat

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Strasbourg-Marseille ndajnë pikët dhe golat në javën e 13-të të Ligue 1.

Sfida e luajtur në “Stade de la Meinau” u zhbllokua në minutën e 6’, me vendasit që morën avantazhin falë golit të Emegha.

Miqtë nga ana e tyre u hodhën direkt në sulm, megjithatë goli i barazimit u shënua në minutën e 27’ nga Clauss.

Në fraksionin e dytë u synuan sërish porta respektive, por në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.

Pas javës së 13-të të Ligue 1, Strasbourg renditet në vend të 12-të me 13 pikë, teksa Marseille renditet në vend të 9-të me 14 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat