Dy ndeshje interesante sot në Superligë – Prishtina pret Dritën, Llapi i shkon Gjilanit

Futboll

Dy ndeshje interesante sot në Superligë – Prishtina pret Dritën, Llapi i shkon Gjilanit

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Dy ndeshje janë të parapara për t’u zhvilluar sot në Superligën e Kosovës, në kuadër të javës së 15-të.

Prishtina do të jetë nikoqire e Dritës, me ndeshjen që do të zhvillohet në Hajvali.

Kryeqytetasit nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit, ku kanë regjistruar një humbje e dy barazime.

Në anën tjetër, “Intelektualët” do të hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Fushë Kosovës.

Prishtina është e pesta në tabelë me 18 pikë, kurse Drita e dyta me 25.

Përballja tjetër për ditën e sotme është ajo mes Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit në xhiron paraprake regjistruan humbje, kurse llapjanët arkëtuan pikë të plota.

Gjilani është renditet i shtati në tabelë me 14 pikë. Llapi është i treti me 25 sosh.

Të dy ndeshjet janë të parapara të luhen nga ora 13:00.

Kujtojmë se kjo javë u hap të premten me fitoren e Ballkanit ndaj Malishevës, teksa ndeshjet e ditës së djeshme; Fushë Kosova – Dukagjini dhe Feronikeli ’74 – Liria nuk u zhvilluan shkaku i kushteve atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat