Senzacioni brazilian Vitor Roque rikthehet nga lëndimi para transferimit te Barcelona

Futboll

Senzacioni brazilian Vitor Roque rikthehet nga lëndimi para transferimit te Barcelona

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:25
Vitor Roque

Ka pasur shumë spekulime rreth të ardhmes së Vitor Roque përgjatë javëve të fundit. 18-vjeçari nënshkruajti për Barcelonën gjatë afatit kalimtar veror, por nuk ishte në gjendje t’i bashkohet atyre menjëherë për shkak të vështirësive financiare të klubit.

Si pasojë e kësaj Roque do të mbetet si lojtar i klubit brazilian Athletico Paranaense të paktën deri në fund të vitit 2023.

Të gjitha këto spekulime kanë ndodhur teksa Roque ishte duke u rikuperuar. Në muajin shtator ai pësoi një lëndim serioz gjatë një ndeshje në kampionatin brazilian dhe pritej që ai të ishte jashtë fushave deri në përfundim të kampionatit, që do të thotë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Sidoqoftë, pas dy muajsh mungesë ai u rikthye në aksion të shtunën ndaj Vasco da Gamas, duke luajtur 26 minuta. Ai nuk ishte në gjendje të bëjë diferencën kësaj radhe pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Barcelona tani me gjasë janë të lumtur që Roque është rikthyer dhe do të shpresojnë që ai të marrë veten fizikisht gjatë javëve të ardhshëm pasi që po raportohet se ai do të transferohet në Kataloni gjatë janarit për t’iu bashkuar blaugranasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat