Derbi i madh

Futboll

Derbi i madh

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:36
Allegri

Ishin ditët e para të gush tit të vitit të parë të pan demisë, me Juventusin që e tashmë kishte fituar tashmë titullin e fundit dhe po luhej java e fundit e atij kampionati të çuditshëm. Viti 2020! Që atëherë ka ndodhur vetëm në disa raste sporadike që bardhezinjtë të shijojnë kreun e renditjes, por kjo ka ndodhur gjithmonë dhe vetëm për një natë.

Më pas, të nesërmen, Interi mori tri pikët dhe kaloi mbi to në renditje.

Dhe sërish në pozicionin më të lartë ndodhet Interi, me Juventusin që do të ketë rastin unik që të provojë t’i parakalojë dhe të shijojë, pa frikën se mund të parakalohet ditën tjetër nga dikush tjetër, pas 3 vitesh e 4 muajve. Kur bëhet fjalë për “zonjën e vjetër” një periudhë e tillë duket një pafundësi…

Kjo sepse ajo është mësuar që të kryesojë shpesh dhe në shumë raste edhe bindshëm, por mbi të gjitha, ky është rasti ku sportdashësit, tifozët, apo edhe vetë Alegri dhe djemtë e tij, mund të nisin të besojnë se sivjet janë vërtet pretendentë për titullin kampion.

Fundja, pagat më të larta dhe freskia që gëzon skuadra torineze, si rrjedhojë e mungesës së impenjimeve në kupat e Europës, e detyrojnë Juventusit të provojë të mundë Interin, edhe pse në letër, zikaltrit me përjashtim ndoshta të repartit të sulmit, kanë më shumë cilësi në mesfushë dhe në mbrojtje sesa bardhezinjtë. Në të njëjtën kohë, kjo do të jetë sfida në të cilën Masimiliano Alegri, nuk duhet të fshihet më pas frazës së bërë e lodhshme sivjet se: “Juventusi duhet të fokusohet të arrijë një nga katër vendet e para”, për t’u rikthyer në Champions.

Por tani e në vazhdim t’i japë atë shtysën e duhur vetes, për të rimarrë vendin që i takon, si trajneri kampion i Serisë A, por pse jo, të tentojë edhe shansin që në Torino, ai tani dhe në vazhdim të shndërrohet në një teknik të tipit “Ferguson”, duke qenë se te Juventusi janë gati që t’i japin më shumë pushtet, jo vetëm në merkato, por edhe në çështjet që lidhen me menaxhimin e buxhetit të klubit.

Por të gjitha këto kalojnë edhe nga fakti që ai e Juventusi, të mundin Interin dhe të ngjiten në krye pas 3 vitesh e 4 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat